Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti shpëtim nga katastrofa ekonomiko sociale ku po e çon Rama vendin, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
"Duhet të ndalojmë rrëshqitjen e vendin në autokraci. Duhet shbërë përqëndrimi i pushtetit. Duhet të kthejmë shpresën se në Shqipëri ka të ardhme. Në Shqipëri nuk ka më investime perëndimore, europiane dhe amerikane, nuk ka më shkëmbime. Disa vende europiane po mendojnë të rikthejnë vizat.
Ditën e hapjes së negociatave, EdI Rama pati pafytyrësinë të mbronte Saimir Tahirin"
Gjatë kohës që Basha mbante fjalë në seancë ndodhej edhe Saimir Tahiri.
Ndërsa nga foltorja fliste Taulant Balla, nga vendi i tij deputeti Sali Berisha deklaroi: Për procedurë. Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë! Mos festoni me të! Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Klement Balilin të vinë këtu.
Pastaj Berisha u drejtohet deputetëve të opozitës: Do të ikim?
E ndërsa Berisha transmetonte live pamje nga seanca ku duket Saimir Tahiri, Balla i tha: Ik Sali dil jashtë, se nuk është halli yt ai. Dil jashtë Sali e mos e prish seancën, se halli yt është hall tjetër. Nuk ka asnjë derman"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duhet-te-ndalojme-rreshqitjen-e-vendin-ne-autokraci-thote-basha-tahiri-ne-seanc