Ora News - Gjiknuri: Rruga Tiranë-Elbasan përfundon brenda vitit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga Tiranë-Elbasan kërkon edhe një fond prej 14 milionë dollarësh shtesë për tu përfunduar. Finalizimi i këtij projekti por edhe i rrugës Durrës-Kukës ishin temat e raportimit të 6-mujorit të punës nga ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri para grupit parlamentar të PS.

Ministri akuzoi qeveritë paraardhëse për keqmenaxhim të projekteve të rrugëve kombëtare.

Gjiknuri: "Edhe në Kukës-Morinë u nis me rrugët dhe u lanë për në fund urat. Do ta përfundojmë atë segment me 11 mln euro. Këto janë kosto të projektetve të menaxhuara keq të qeverisjes së kaluar".

Për rrugën Tiranë-Elbasan Gjiknuri premtoi përfundimin e saj brenda vitit pas sigurimit të fondeve të nevojshme.

Gjiknuri: "Kemi marrë konfirmim për financimin shtesë për pjesën e 14 mln dollarë që do të hidhen për të përfunduar segmentin nga zona e Ibës në Tunelin e Elbasanit. Brenda këtij viti edhe ai aks përfundon plotësisht"

Gjiknuri tha se shumë shpejt do fillojë puna për rrugën e Arbrit e cila do të ndërtohet sipas skemës partneritet publik-privat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-perfundimi-i-rruges-tirane-elbasan-perfundon-brenda-vitit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS