Report TV - Vetingu, Policët: Afati 30-ditor i pamjaftueshëm, të shtyhet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në një kohë që gjyqtarëve dhe prokurorëve iu la 3 muaj afat për plotësimin e formularëve për Vetingun, oficerëve të Policisë iu është lënë vetëm 1 muaj kohë. Prej datës 5 prill 2017 ka hyrë në fuqi ligji për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe punonjësit deri në datën 5 maj 2017, duhet të plotësojnë 3 formularët.

Përpos afatit të shkurtër, prej disa ditësh më shumë se 10 mijë punonjës të policisë janë duke u endur nëpër banka, në zyrat e Hipotekës, te Tatimet dhe Sigurimet Shoqërore për të marrë vërtetimet që iu duhen për deklarimin e pasurisë. Pavarësisht se zv.ministri i Brendshëm Juljan Hodaj tha se nuk duhen dorëzuar dokumenta, jashtë kamerave oficerët e Policisë thonë se nga Drejtoritë në qarqe u është kërkuar që t'i marrin ato dhe t'i dorëzojnë bashkë me 3 formularët. Sipas Policëve 1 muaj nuk është afati i mjaftueshëm për të mbledhur gjithë dokumentacionin.

Ndërkohë policët thonë se askush nga Drejtoritë e Policisë nuk i ka këshilluar për mënyrën se si duhet të plotësohet formularin për pasurinë, formulari për pastërtinë e figurës dhe për vlerësimin profesional. Policët po detyrohen të shkojnë në të gjitha qytetet ku kanë punuar për të mbledhur dokumentacionin, ndërkohë që në disa raste, oficerët përballen edhe me humbjen e të dhënave, duke bërë që të mospajisen me letrat e nevojshme që kërkon ligji për vetingun në Polici.

Share This Video


Download

  
Report form