Këngëtarët Genc Salihu dhe Marjona Metohu ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Salihu tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë ravioli me spinaq.
Ndërkohë Metohu tregoi se për të shpesh gatuan motra e saj, por sot ajo përgatiti fergesë.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Arjola Shehu provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtarit Salihu.