Ora News - Fqinjët e pronarit në Fier: Në lokal rrinë mësues e nxënës, do kishte ndodhë kastrofa!

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas sulmit me armë, shenjat e plumbave në murin e lokalit në Fier kanë mbetur si dëshmie e asaj çfarë ndodhi.

Ndërsa pronari Agim Boriçi jashtë kamerave mohon të ketë konflikt me njeri, të njëjtën gjë konfirmojnë për mediat edhe fqinjët dhe të afërmit e tij.

Sipas tyre është fat i madh që në momentin kur mbi lokal u zbrazën breshëri plumbash nuk ndodhej njeri përveç pronarit, duke treguar se lokali frekuentohej masivisht nga mësues dhe nxënës.

Ata kërkojnë që autorët të vendosen sa më parë para drejtësisë, ndërsa mohojnë lajmet në disa media se Agim Boriçi ka lidhje me bandën e Lushnjes.

Fqinji: Dëgjuam që qëlluan disa persona me automatik me 100 fishekë, këtu rrinë mësues dhe nxënës cdo mëngjes, fëmijët hanë byrekë, mund të kishte ndodhur katastrofë. Dëgjuam se ka lidhje me bandat, por mesa e njoh unë Agimin, ai është familjar i rregullt, shikon punën e tij, nuk ka probleme me asnjeri, se po të kishte nuk rrinte në verantë të pinte kafe me tuta sporti. Këta kanë mbiemër të njëjtë me ata Boriçët e Lushnjes, por nuk ka lidhje fare. Nuk ka asnjë lidhje fare, ta jap me garanci të plotë. Ne cdo ditë rrimë këtu dhe pimë kafe. Unë kam frikë se janë ngatërruar.

Fqinji: Agimi është njeri i thjeshtë që shikon punën e tij, nuk ka lidhje me atë që shkruhet se ka lidhje me bandat. Ai shikon punën e tij, këtu vijnë mësues dhe nxënës. Ata të Lushnjes janë Boriçë të tjerë, nuk ka lidhje me ata. Po të ishte i rrezikuar nuk do të ekspozohej kaq shumë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fqinjet-e-pronarit-ne-fier-ne-lokal-rrine-mesues-e-nxenes-do-kishte-ndodhe-kastrofa

Share This Video


Download

  
Report form