Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ujërat e liqenit të Fierzës, ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshtë, sërish këtë vit janë ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera.
Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme, e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova e Maqedonia.
Arben Palushi, ekspert i mjedisit dhe i peshkut thotë se liqeni i Fierzës, tashmë është kthyer në një landfill mbeturinash ndërkohë që ka ardhur koha që përdoruesit e liqenit, HEC-i i Fierzës duhet ta pastrojë liqenin dhe te krijojë një strukturë të posaçshme për mbajtjen pastër të sipërfaqes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fierza-serish-kthehet-ne-nje-landfilld-mbeturinash