Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qindra hektarë tokë në bregdet janë përfituar padrejtësisht në bashkëpunim me zyrtarë të Hipotekave dhe të pushtetit vendor.
Ky është raporti paraprak i Njësisë Task-Forcë në Policinë e Shtetit, nga ku rezulton se madje në Velipojë edhe deti është marrë në pronësi. Një ish-zyrtar mendohet se është vrarë, pasi ka dyshime se ka lidhje me këtë skandal.
Një pjesë e detit të Velipojës është në pronësi të disa personave, të cilët, në bashkëpunim me zyrtarë të Hipotekave, kanë falsifikuar dokumentet.
Kjo është gjetja skandaloze e konstatuar në raportin paraprak të Njësisë Task-Forcë të Policisë së Shtetit, e cila ka kontrolluar dokumentacionin për pronat në të gjithë bregdetin.
Në këtë skandal mendohet se është impikuar edhe një ish-zyrtar në Veri të Shqipërisë, i cili është ekzekutuar me kallashnikov para pak kohësh.
Ekspertët kanë ngritur dyshime pasi në banesën e tij janë gjetur dokumente pronësie, pikërisht për tokën në Velipojë.
Hetimi sapo ka filluar dhe çeshtja është ende në verifikim nga policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burime-ora-news-ne-site-i-gjithe-dokumentacioni-i-pronesise-nga-viti-1992