Ora News - Adriatik LLalla në dorë të Ina Ramës, gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka bërë publik pesëshen e gjyqtarëve që do të shyrtojë ankimimin e komisionerit publik për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin. Në trup gjykues do të jetë edhe ish-kryeprokuroja Ina Rama ndërsa Kolegji do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Çomo.

Ish-kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të jetë një nga pesë gjyqtarët që do të shqyrtojë në Kolegjin e Posacëm të Apelimit vendimin për ndërprejen e vettingut për ish pasardhësin e saj Adriatik Llalla.

Një javë pasi ka hedhur shortin kolegji ka vendosur këtë të premte të beje publike edhe pesë anëtarët e trupës gjyqësore.

Relator i çështjes do të jete gjyqtari Luan Daci ndërsa kolegji do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Çomo. Ina Rama Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari do te jenë anëtarë të trupës.

Pak muaj më parë KPK vendosi ndërprerjen e vetingut për ish kryprokurorin pas kërkesës së tij për tu larguar nga sistemi.

Por ky vendim i marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili nuk ka qënë dakort me vendimin e marrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/adriatik-llalla-ne-dore-te-ina-rames-gjykimi-ne-kolegjin-e-posaem-te-apelimit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS