Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla heq dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit duke përjashtuar kështu veten automatikisht nga procesi i vetingut.
Llalla mësohet se ka dorëzuar zyrtarisht pranë organeve të vettingut, kërkesën për të mos përfituar nga e drejta që i jep ligji për emërim si gjyqtar Apeli pas largimit nga drejtimi i organit të akuzës.
Lajmi është konfirmuar për "Ora News" nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se ligji i jepte të drejtën e emërimit në Gjykatën e Apelit pas largimit nga detyra e kryeprokurorit.
Referuar paketës ligjore në fuqi, LLalla duhej të priste përfundimin e procesit të vettingut dhe nëse e kalonte këtë filtër, menjëherë merrte detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apelit.
"Kam hequr dorë nga e drejta për emërim si gjyqtar në Apel. Përjashtimi nga vettingu vjen automatikisht nga kërksa për të mos qenë më pjesë e sistemit", është shprehur Llalla për Ora News.
Ai ka theksuar se arsyeja e këtij vendimi është personale dhe ka të bëjë me angazhime të tjera në jetën profesionale pas largimit nga detyra e kryeprokurorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-kryeprokurori-adriatik-llalla-terhiqet-nga-e-drejta-te-qene-gjyqtar