Një raport i kryer së fundmi për kushtet teknike të godinës së Teatrit Kombëtar nga 9 inxhinierë dhe 2 arkitektë hedh alarmin për rrezikshmërinë që paraqet gjendja aktuale e ndërtesës për jetën e aktorëve dhe spektatorëve. Raporti i kryer nga Instituti i Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike sepse ?vihen re përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës". "Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për qytetarët, të cilët e frekuentojnë shpesh atë?.
Në përfundimin e ekspertizës, inxhinierët dhe arkitektët shprehen se ?kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve për të cilat është projektuar". "Ato janë jashtë normave të projektimit të godinave të këtij lloji?.
Inxhinierët dhe arkitektët dalin në përfundimin se ?riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi". "Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit?, konkludojnë në raportin e tyre 11 inxhinierët dhe arkitektët që përbëjnë grupin e punës.