Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej pesë ditësh, 150 nxënës të arsimit 9-vjeçar të fshatit Pobrat në Bashkinë Vajgurore nuk zhvillojnë mësim.
Shkolla po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, dhe nxënësit është vendosur që do ta vijojnë procesin pranë shkollës së Mesme të Kutallisë, disa kilometra larg.
Por mosdakordësia mes prindërve dhe Bashkisë se kush duhet të paguajë mjetet e transportit po lë nxënësit pa mësim.
Prindërit thonë se nuk kanë mundësi financiare, ndaj kërkojnë që mjetet të paguhen nga Bashkia.
Prindër: "Ata thonë se po rikonstruktohet, por kjo gjë mund të bëhej gjatë stinës së verës. E bënë tani pa na lajmëruar."
Palët i përballën argumentet në një takim në Drejtorinë Arsimore në Berat, ku jo vetem që nuk pati zgjidhje, por nuk munguan as tensionet.
Juliana Mamaj: "Duhet që fillimisht prindërit ti paguajnë lekët vetë dhe më pas i bëhet rimbursimi nga Drejtoria Arsimore."
Por ndërsa prindërit dhe institucionet vijojnë të përplasen, vetëm fëmijët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë për të mos cënuar mësimin.
Nxënës: "Në ditën e parë ishim në një autobus me 150 veta."
Mjetet e transportit kërkojnë 100 lek në ditë për transportin e një nxënësi, gjatë 4 javëve që parashikohet të zgjasë rikonstruksioni i shkollës së fshatit Pobrat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkolla-i-nenshtrohet-rikonstruksionit-150-nxenes-pa-mesim-prej-5-ditesh-ne-uren-vajgurore