Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me arjmë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Mario Mejollari 28 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me pistoletë.
"Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç" thotë policia.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-shtetas-ne-tirane