Degradimi i rrugës Tiranë-Durrës, eksperti: Të mbyllet urgjent, do sjellë viktima

Report TV 2018-05-14

Views 1

Një aks prej 33 km që duhet të përshkruhej në pak minuta mes kryeqytetit dhe durrësit, cdo ditë e më shumë po kthehet në ankth për përdoruesit e rrugës.

Report Tv është ndalur në aksin interurban Tiranë-Durrës ku nga Vora deri në hyrje të Durrësit ana e djathtë e segmentit ka dekraduar duke u kthyer në rrugë me gropa.

Eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha shprehet se autoritetet duhet të mbyllin këtë aks për të shmangur pasojat në jetë njerëzish.

Më tej Hoxha sqaron se dëmtuesit më të mëdhenj të këtij aksi janë kamionët e kromit që janë mbi tonazhin e lejuar.

Ndërsa shoferët këtë aks e konsiderojnë të tmerrshëm dhe të rrezikshëm.

Dëmtimet në këtë aks nuk janë vetëm në sensin Tiranë-Durrës por ka dhe anasjelltas në drejtimin Durrës-Tiranë.

Referuar statistikave të aksidenteve 80 % e tyre në këtë aks ndodhin për shkak të gjendjes së rrugës së amortizuar.

Prej disa kohësh në këtë aks punohet për të mbushur gropat të cilat sapo bie pak shi prishen sërish duke e bërë që riparimet të jenë të pavlefshme.

?Ky segment rrugor është burim aksidentesh. Shumë ngjarje të rënda kanë ndodhur këtu, shumë të rinj kanë humbur jetën. Kjo rrugë sjell aksidente, viktima. Goma e makinës bie në gropë dhe shkakton aksidente. Rruga e dëmtuar krijon fluksin e panevojshëm. Rrugës i anë bërë herë pas here arna, por ajo nuk shkon në stabilitet asnjëherë, ndaj dhe del sërish nga vendi. Kjo është një rrugë e rrezikshme, ndaj bën mirë mos të rrimë këtu se ndonjë mjet mund të na përplasë. Pas disa ditësh ato gropa do të jenë shumë të mëdha dhe skopjojnë gomat e makinave. Natën drejtuesi i mjetit përfshihet nga paniku, kur shikon gropa në rrugë, kjo sjell pasoja dhe viktima"

Gëzim Hoxha, ekspert rrugor

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS