http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona u plagosen mëngjesin e kësaj të marte në Milot, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u përplas nga treni.Ngjarja ndodhi në rreth orës 08.30 tek shinat në Pllanë të Lezhës, ku kjo kamionçinë i preu rrugën trenit të linjës Tiranë-Shkodër. Policia bën me dije se mjeti po kalonte rrugën mbi shina.Si pasojë e përplasjes, kamionçina përfundoi poshtë urës, duke shkaktuar dy të plagosur, shoferin dhe një nga pasagjerët. Në momentin e aksidentit në mjet përveç dy të plagosurve ndodhej edhe një person tjetër, i cili ka nuk ka marrë lëndime.Te plagosurit u transportuan me urgjencë për në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kjo nuk është hera e parë qe ne ketë segment regjistrohen aksidente. Në të gjithë gjatësinë e aksit rrugor mungon sinjalistika dhe prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.