http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti tip ?Volkswagen? me të cilin udhëtonin është përfshirë në aksident, mëngjesin e kësaj të marte në dalje të autostradës Levan-Vlorë. Shkak i përplasjes së makinës me bordurat anësore, mendohet të jetë shpejtësia e lartë si dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit. 6 familjaret ishin nisur me makinën e tyre nga Greqia drejt Shqipërisë, për të kaluar disa ditë pushime në jug. Por si pasojë e shpejtësisë të madhe, me të cilën ecte, kryefamiljari 48-vjeçar që drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin. Makina u përplas me trafikndarësen dhe më pas është përmbysur duke u shkatërruar krejtësisht. 48-vjeçari udhëtonte me bashkëshorten e tij dhe tre vajzat 23, 18 e 10 vjeç si dhe me djalin 8-vjeçar.Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Javën që shkoi, në aksidente kanë humbur jetën 5 persona e kane mbetur te plagosur 9 te tjerë.