Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin ?Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom?. Çmimi iu dorëzua në Bruksel, në një ceremoni të posaçme të organizuar me rastin e javës së romëve. Veliaj tha se çmimi u shkon të gjithë qytetarëve të Tiranës.
?Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me komunitetin rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te ?Bregu i Lumit?, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës. Sot, përtej histerisë, familjet rome janë sistemuar në vende shumë më komode, për të vijuar më pas me arsimimin e fëmijëve, shërbimin e shëndetësisë apo ndihmën ekonomike".
Veliaj theksoi se komuniteti rom sot në Tiranë ka jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë mundësi për t?u arsimuar dhe për t?u integruar në shoqëri.
Tv Klan