Braktisja e shqiptarëve, të dytët në botë për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së

Report TV 2018-05-14

Views 0

67, 500 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë vitit 2016. Kjo është ajo çfarë bën të ditur një raport për nënshtetësinë i publikuar nga Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat.

Sipas këtij raporti shtetasit shqiptarë mbajnë vendin e dytë në Bashkimin Europian për marrjen e nënshtetësisë së vendeve të BE-së, ku vendin e parë e mbajnë shtetasit marokien.

Raporti bën të ditur se 97% e Shqiptarëve të cilët janë bërë shtetas të BE-së, kanë përfituar pasaportë italiane ose greke.

54.7 përqind e shqiptarëve të cilët në 2016 kanë përfituar një pasaportë të Bashkimit Europian e kanë marrë atë nga Italia, ndërkohë që 42.3% mbajnë nënshtetësinë greke. Vendi që mban vendin e tretë për dhënien e nënshtetësisë së BE-së për Shqiptarët është Belgjika me 0.8%.
Ajo që vihet re është se nga viti 2015 në vitin 2016 dhënia e nënshtetësisë greke për shtetasit shqiptar është rritur me 138%.

Gjatë vitit 2016 nga vendet e BE-së kanë marrë nënshtetësi 995 mijë persona, ku ata që kanë përfituar më shumë janë shtetas të Marokut, Shqipërisë, Indisë, Pakistanit, Turqisë, Rumanisë dhe Ukrahinës .

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS