Ora News - 70% e të rinjve kërkojnë të emigrojnë në një nga vendet e BE-së

Ora News Lajme 2018-08-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse do iu jepej mundësia ta braktisnin Shqipërinë për një nga vendet e Bashkimit Evropian, 70% e të rinjve nuk do ta mendonin dy herë por do të largoheshin. Të dhënat janë pjesë e raportit të publikuar nga qendra për të drejtat e fëmijëve dhe Rrjeti Kombëtar për të rinjtë përmes së cilit vlerësohet zbatueshmëria e Planit Kombëtar të Veprimit. Kryetari i CRCA Altin Hazizaj tha se kjo tendencë ka ardhur në rritje ndërsa raporti evidenton se të rinjtë në të gjithë vendin përballen me mungesa të politikave sociale dhe ekonomike.

Hazizaj: Është tepër shqetësuese të themi se mbi 70% e të rinjve duan të emigrojnë në vendet e Evropës. Qytetarët shqiptarë nuk shikojnë perspektivë në vendin e tyre dhe shikojnë jetën e tyre, zhvillimin e tyre në një vend tjetër.

Por një nga arsyet që të rinjtë shqiptarë dëshirojnë dhe e projektojnë të ardhmen jashtë vendit është edhe papunësia. Studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të punës e rendit Shqipërinë të parën në Europë për papunësinë e të rinjve.

Hazizaj: Nëse e lidhim këtë me të dhënat e organizatës botërore të punës, ILO, ku 32% e të rinjve janë pa punë, atëherë qeveria shqiptare ka dështuar për sa i përket të rinjve në Shqipëri.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë CRCA dhe Rrjeti Kombëtar për të rinjtë ndër të tjera kërkojnë që qeveria shqiptare të miratoj një zë specific për Rininë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, kërkesa është që ai të zërë 10% të fondeve të të gjithë ministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/70-e-te-rinjve-kerkojne-te-emigrojne-ne-nje-nga-vendet-e-be-se

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS