Report TV - Kryemadhi pret artistët: Kundër shembjes së TK! S’më tremb procedimi penal

Report TV 2018-05-14

Views 0

Pas ndalesës në selinë blu pak ditë më parë, artisët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, janë pritur sot në një takim nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo i ka shprehur mbështetjen maksimale për kauzën e tyre duke theksuar se është arti, që na ka nxjerrë faqebardhë në Europë, ndaj duhet të ndalim shkatërrimin e tij nga duart e Edi Ramës.Monika Kryemadhi sfidon publikisht pas procedimit të nisur nga prokuroria për bllokimin e rrugëve të enjten në shenjë proteste kundër tarifës në "Rrugën e Kombit". Gjatë një takimi me aktorët e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi tha se nuk frikësohet nga hetimi, ndërsa "njoftoi" se në Tiranë ndodhet. Kryetarja e LSI përsëriti se drejtësia, sipas saj, është e kapur politikisht.

"Mua nuk me shqetëson fare procedimi penal, e vetmja gjë që është që kur të bëjmë atë formularin e dekriminalizimit do ta deklarojmë që jemi proceduar penalisht nga Prokuroria e Edi Ramës. Sistemi i drejtësisë vërtet është në duart e një grupi njerëzish të cilët do të kenë probleme me drejtësinë e tyre midis njëri-tjetrit dhe më pas do të kenë probleme me drejtësinë e shqiptarëve.

Sado që të jetë investuar financiarish dhe politikisht për të kapur këtë sistem drejtësie, sistemin e drejtësisë nuk e kap dot askush sepse është populli që vendos drejtësinë më të madhe. Mua nuk më gjykon dot as Edi Rama, as ambasadorët, as Brukseli as Amerika, mua më gjykojnë shqiptarët dhe me votë. Gjykimi i tyre për mua është jo vetëm qesharak, për mua ka vlerë vetëm gjykimi i shqiptarëe.

Share This Video


Download

  
Report form