Opozita i rikthehet te marten mosbindjes civile

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Aksioni i opozitës i mosbindjes civile i nxitur nga vendosja e tarifës në Rrugën e Kombit rikthehet të martën. Ende nuk është bërë e njohur strategjia që do të ndiqet, por Lulzim Basha ka pohuar se opozita do të mbështesë protestën e shoqatave te biznesit të vogël që kanë marrë vendim për të ulur qepenat e dyqaneve të tyre nga ora 11 deri në 12 në të gjithë vendin.

"Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 biznesi i vogël do mbyllë qepenat. Janë një grusht njerëzish që po grabit vendin dhe po mban peng 3 milionë shqiptarë. Nuk janë të pathyeshëm. Mos lejojmë këta 10 apo 15 pushtetarë kriminelë dhe oligarkë të marrin peng të ardhmen e një populli të tërë. Të ngrihemi të tërë dhe t'i refuzojmë. Bashkimi në protestë për të drejtat e nëpërkëmbura. Dhe ne do të jemi në krahun tuaj. Nuk ka frikëson dot Edi Rama. Le të më arrestojnë mua të parin, nuk na arrestojnë dot të gjithëve. Ngrihuni, nuk ka rrugë tjetër. Nuk jemi në humbëtirë, jemi në zemër të Europës. Por kemi një grusht njerëzish që punon kundër vendit. Ne nuk bëjmë premtime, ne kemi një plan konkret. Ngrihuni, refuzojeni, ulni qepenat, bojkotojeni tvsh-në, ju do ta detyroni sprapsjen e kësaj mase kriminale dhe ne do të na keni në krah".

I ftuar te takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, Lulzim Basha deklaron se vendosja e tvsh për këtë kategori sipërmarrësish është pjesë e planit të Edi Ramës për t?ia dhënë me koncesion të vëllait mbledhjen e saj.

Nga 1 Prilli biznesi i vogël me xhiro vjetore deri në 2 milionë Lekë do të përfshihet në skemën e tvsh, ndërkohë që më parë vetëm bizneset me xhiro prej 5 milionë Lekësh paguanin tatimin mbi vlerën e shtuar. Vetë qeveria e djathtë kishte ndërmarrë më parë një tjetër ulje të pragut të xhiros vjetore për bizneset e vogla nga 8 në 5 milionë Lekë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS