Te shtunen pranvere, te marten rikthehet debora

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Moti i Marsit vazhdon të surprizojë. Përveç shiut i cili ka qenë prezent çdo ditë të këtij muaji fundjava ka rezervuar temperatura rekord deri ne 25 gradë Celsius, por të shoqëruar me erë të fortë.

Për pasojë në bregdetin e Vlorës, u pezullua lundrimi detar. Një traget prej ditës së premte qëndron në radë, duke mos u ankoruar dot për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë nga 7 deri në 8 ballë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka urdhëruar të gjitha mjetet e tjera lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Probleme ka patur dhe në qytet, me rrëzimin e palmave dhe dëmtimin e një automjeti.

Ne Shkodër vazhdon të ketë ende zona nen pushtetin e ujit. 130 banesa janë të izoluara, ndërsa 2400 ha tok bujqësore është e përmbytur. Në fshatin Obot, kalimi është bërë i mundur vetëm me varka.

Sinoptikanët parashikojnë që reshjet të vazhdojnë. Ulja e theksuar e temperaturave përgjatë 21 dhe 25 Marsit, pritet të rikthejë reshjet e dëborës në të gjithë zonat malore.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form