Ora News - Ura e ngushtë dhe pa mbrojtje anësore, burim aksidentesh në Lezhë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të kalosh në Urën mbi lumin Gjadër që lidh disa fshatra në Zadrimë të Lezhës, është kthyer në rrezik më vete. Ura është e ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore.

Më të rrezikuarit janë ata që nuk e njohin terrenin, pasi lëvizja është e mundur vetëm në një sens dhe mund të përfundojnë në lumë.

Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet për zgjerimin e urës, pasi në këtë situatë nuk kanë munguar as aksidentet me pasoja në jetë njerëzish.

Banor: "Ka rënë një grua nga ura dhe e kanë nxjerrë me vinç. Kemi frikë të kalojmë edhe në këmbë. Kanë ardhur 7 herë fondet dhe nuk e kanë bërë."

Pak muaj më parë një person humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte përfundoi në lumë për të shmangur përplasjen me një automjet që po kalonte njëkohësisht në urë.

Banor: "Natën është më shumë problem për shkak të ndriçimit."

Përballë kërkesës së banorëve për ndërhyrje, institucionet përgjegjëse heshtin për urën që rrezikon jetë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ura-e-ngushte-dhe-pa-mbrojtje-anesore-burim-aksidentesh-ne-lezhe

Share This Video


Download

  
Report form