Pureja me mollë dhe spinaq ka një përmbajtje të lartë hekuri dhe është një ushqim shumë i mirë që mund t?ia prezantoni bebes tuaj.
Kjo pure rekomandohet t?i jepet bebes në moshën 6-mujore për ta ndihmuar në marrjen e sasisë së hekurit të nevojshëm në mënyrë natyrale. Nëse i shtojmë edhe kanellë, xhinxher apo karajfil kjo pure bëhet edhe më e shijshme. Kjo është një recetë që nuk duhet ta anashkaloni, arsyeja kryesore? Hekuri.
Bebet lindin me një rezervë 6-mujore hekuri në trupin e tyre dhe kur arrin këtë moshë rezervat fillojnë të shterojnë. Përveç hekurit pureja me spinaq dhe mollë përmban shumë ushqyes të tjerë si fibra, magnez, folat dhe antioksidantë të tjerë. Kjo pure përmban po ashtu vitaminat B, B2, K, C dhe A.
Në rubrikën ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? foodblogerja Kristi Janku përgatiti këtë pure.
Përbërësit për përgatitjen e saj janë:
-6 mollë të qëruara
-70 gramë spinaq
-20 ml ujë
-kanellë, xhinxher dhe karafil i bluar
Fillimisht zihem mollët me erëzat dhe në fund shtohet spinaqi
Kjo pure nuk është vetëm për bebet, ajo mund të shijohet si nga të vegjlit edhe nga të rriturit.