Bashkë me verën dhe temperaturat e larta vjen edhe dëshira për të shijuar akullore. Por ta blemë atë, apo ta përgatisim vete në shtëpi? E blera kushton, pastaj duhet edhe të dalësh, ndërkohë që e bëra vetë, ka kosto më të ulët dhe mund ta kesh atëherë kur e dëshiron. Dhe pikërisht një recetë akulloreje blogerja e ushqimit Kristi Janku e ndau sot me të gjithë në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Përmes rubrikës ?me duart e Kristit? ajo tregoi përgatitjen e recetës hap pas hapi dhe gjithashtu përbërësit që ju duhen.
Përbërësit janë:
-85 ml lëng portokalli
-280 gr kos grek
-170 gr pjeshkë
Të gjithë përbërësit i përziejmë në një bleder, derisa të formohet një masë homogjene. Më pas këtë masë e e hedhim ne një tavë silikoni me forma akulloreje dhe e vendosim në ngrirje derisa akulloret të ngrijnë plotësisht.