Tre ditë pasi bllokuan për më shumë se dy orë katër akse kryesore rrugore në vend, policia ka proceduar penalisht 57 protestues, mes të cilëve kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë të opozitës.
Protestuesit dhe organizatorët e tubimeve në Vorë, Çermë, Milot e Bradashesh akuzohen për ?Organizim dhe pjesëmarrje në tubime dhe manifestime të paligjshme?.
Në protestën e Vorës krahas Bashës, policia ka nisur procedim penal edhe për nënkryetarin e demokratëvee Edi Paloka, kreun e demokristinëve Nard Ndoka, deputetin e LSI-së, Luan Rama dhe Kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.