Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha midis të tjerash se marrëdhëniet me Greqinë do të shkojnë në një nivel të ri bashkëpunimi strategjik.
Në një fjalim të gjatë në 26 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Socialist, Rama i quajti "kanakarë të politikës të mbledhur tek firma e çizmeve" ata që akuzojnë atë si prishës të marrëdhënieve me shtetin fqinj.
Rama: Nga ana tjetër ju keni dëgjuar nga lloj-lloj kanakarësh të politikës së mbledhur tek ajo firma e çizmeve "ÇÇ" që ne qenkemi shkaktarë që u prishën marrëdhëniet me Greqinë. Jo! Ne jemi protagonistët e një politike të re që marrëdhëniet me Greqinë do t'i çojmë në një nivel të ri ku të dyja palët janë në tavolinë si fqinjë që respektojnë të drejtën për të qenë të barabartë. Ju siguroj që do t'i zgjidhim të gjitha problemet.
Hapja e negociatave për Shqipërinë nuk është vetëm fillimi i fundit për realizimin e një ëndrre shekullore dhe të një ëndrre për të gjithë shqiptarët. Hapja e negociatave me BE-në është edhe fundi i iluzioneve të kutdo tjetër, të një influence tjetër përveç aty ku dielli lind atje ku perëndon siç thoshin Rilindasit tanë.
Të dalësh sot si barrikadë do të thotë të jesh qorr, shurrsh dhe i padobishëm për interesat e shqiptarëve përfshirë edhe shqiptarët që nuk na kanë votuar ne.
Se përpara shqetësimit se kush do shkojë para drejtësisë nga ata që sot janë në skenën politike, nga ata që sot udhëheqin opozitën shqiptarët, shqiptarët që kanë votuar opozitën e sotme, kanë shqetësimin se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës së bashkuar, dhe nuk do të kemi më damkën e të qenit jashtë Evropës kur lëvizim nëpër Evropë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kanakare-firma-e-cizmeve-cc-rama-mesazh-bashes-e-kryemadhit