Rritja e temperaturave ka sjellë vizitorët e parë në zonën turistike të Shëngjinit. Në fundjave shënohet edhe fluksi më i lartë, teksa nuk mungojnë as ata nga Kosova.
Të shumtë janë qytetaret që i drejtohen bregdetit për të shijuar rrezet e diellit, ndërsa nuk mungojnë dhe ata që provojnë ujin e detit. Ndërkohë Njësia Administrative dhe bizneset kanë nisur bashkarisht punën për të krijuar kushte optimale për turistet vendas dhe të huaj.