Report TV - Suprizon moti, rriten temperaturat por sërish rrebeshe shiu

Report TV 2017-08-15

Views 1

Edhe pse ulja e temperaturave ishte diçka e shumëpritur nga të gjithë, ka prishur gjithashtu edhe planet e shumë personave të cilët kishin filluar pushimet në bregdet.

Ndërkohë që temperaturat do të rriten ditën e sotme, për ata kanë zgjedhur të pushojnë pranë detit, sërish nuk të jenë një ditë e përshtatshme.

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin ditën e sotme në zonat bregdetare dhe në zonat e ultë, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat lindore të vendit.

Edhe pasditja e ditës së sotme do të jetë në kushte të njëjta atmosferike, ndërsa gjatë orëve të natës do të ketë edhe rrebesh shiu afat- shkurtër.

Temperaturat e ajrit do të ketë një rritje prej dy gradësh dhe vlerat minimale do të jenë nga 14- 15 gradë celsius, e ato maksimale 33- 34 grade celsius.

Share This Video


Download

  
Report form