Report TV - Xhafaj flet për skenarin e dhunës në protestë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Së pari duhet të bëjmë një dallim që është shumë i rëndësishëm, ndërmjet atyre që protestuan për një të drejtë të ligjshme të tyre, për një shqetësim të banorëve të qytetit të Kukësit, arsye për të cilën kishin pasur edhe një dakordësi me Policinë, apo arsye për të cilën ata kishin dalë në protestë, dhe organizatorët e protestës ishin angazhuar që do të ishte një protestë paqësore, dhe me ata të cilët e shfrytëzuan këtë protestë për të ushtruar dhunë ndaj forcave të Policisë dhe për të dëmtuar pronën publike dhe pronën e një biznesi të ligjshëm në veprimtarinë e tij. Ky dallim është shumë i rëndësishëm.

Në atë komunikatë ose në atë dalje publike timen, kam folur, nga njëra anë, për të drejtën e ligjshme që kanë banorët e qytetit të Kukësit dhe çdo qytetar në këtë vend, dhe për detyrimin për të protestuar, sipas ligjit, dhe detyrimin që ka policia për t?ua garantuar këtë të drejtë. Policia nuk është aty për ta ndaluar por është për ta mbrojtur të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit. Dhe policia ishte aty pikërisht për këtë gjë.

Ajo çfarë ishte në shkelje të ligjit dhe në shkelje të së drejtës edhe të atyre qytetarëve që kishin dalë për t?u tubuar, ishte fakti që një grup njerëzish, në mënyrë krejt të papërgjegjshme, - unë besoj fort, - të shtyrë në këtë akt papërgjegjshmërie, shkuan përtej kufijve që lejon ligji.

Dhe besoj që Policia bëri detyrën në këtë rast, në kufijtë e mundshëm të situatës konkrete. Dhe policia, me shumë qetësi, me shumë profesionalizëm shmangu një përplasje që dëshirohej nga individë të caktuar midis Policisë dhe qytetarëve që kishin dalë për t?u tubuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS