Report TV - Rezoluta e PD: Më tepë mbrojtje për viktimat e dhunës

Report TV 2018-05-09

Views 0

Partia Demokratike ka hartuar një rezolutë kundër dhunës në familje. Mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente kundër dhunës në familje është edhe kryetari i PD Lulzim Basha. Albana Vokshi ka publikuar në Facebook kërkesën për një mocion me debat në Kuvend dhe miratimin e rezolutës së propozuar nga PD për masat kundër dhunës në familje.
PD akuzon qeverinë se nuk ka ndërtuar mekanizma për parandalimin e dhunës, ndërsa kërkon një mbikëqyrje të fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje.

Në rezolutë PD kërkon që brenda 15 ditëve Kuvendi të krijojë një Komision të Posacem per trajtimin ligjor të fenomenit, ndërsa brenda ?60 ditëve qeveria të bëjë analizën dhe të krijoje regjistrin kombëtar për dhunën në familje?.

Gjithashtu PD kërkon ngritjen e një strukture përgjegjëse me qellim parandalimin e dhunës dhe përjashtimin me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje.

Share This Video


Download

  
Report form