Prokuroria e Durrësit sekuestron hotel ?Perandorin? në zonën e plazhit, pasi nga hetimet ka rezultuar se në godinën në pronësi të shtetasit D.M. ishin shtuar tre kate pa leje. Subjekti Hotel, Bar restorant, sqaron Akuza, ishte pajisur me leje për objekt 7 kate një nën tokë dhe 6 mbi tokë, por pronari i saj ka shtuar 3 kate të tjera pa leje.
Shtetasi D. M. po hetohet për veprën penale 'ndërtim i paligjshëm' për efekt fitimi dhe ndaj pronës së tij është vendosur sekuestro preventive për tre katet e ndërtuara pa leje përkatësisht katin e 7-8 dhe 9-të.