Prokuroria sekuestron një hotel në Sarandë

RTV KLAN 2017-02-26

Views 13

Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar një nga hotelet më të njohura të qytetit të Sarandës.

?Rezidenca President? ky ambient që po shihni në këto pamje i vendosur në bregdetin e Sarandës, dyshohet se është ndërtuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Për prokurorinë pronari i këtij biznesi Osman Nderu nuk e justifikon këtë pasuri.

Gjatë hetime u faktua se i biri i pronarit të hotelit Gentian Ndreu ka qenë pjesë e një hetimi penal për shfrytëzim prostitucioni në Belgjikë. Kanë pikërisht autoritet e këtij vendin të cilat kanë njoftuar prokurorinë shqiptare.

Nga të dhënat hetimore rezulton se Gentian Ndreu është akuzuar nga Prokuroria e Lezhës, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare.

Pas sigurimit të dosjes hetuesit shqiptare verifikuna se asnje nga familjaret e Gentianit nuk ka patur mundësi ekonomike për të ngritur një biznes të tillë. Në këto kushte dyshohet se kjo pasuri është produkt i aktivitetit te tij kriminal ne Belgjike. Me qëllim mostjetërsimin e pronës prokuroria ka vendosur sekuestrimin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form