Ambasadori amerikan Donald Lu ka mohuar që të ketë lidhje me filantropin George Soros. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, ambasadori i SHBA u shpreh se Fondacioni Soros nuk është pjesë e qeverisë amerikane, por fondacion privat, dhe për këtë arsye nuk mund të mbështesë aktivitetet e saj.
Ambasadori Lu i ka konsideruar pretendime të disa politikanëve shqiptarë të cilët mendojnë se miliarderi Soros po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.