Do të vazhdojmë me historikun e e th" />
Do të vazhdojmë me historikun e e th"/>

"Ju flet Moska": Fondacioni "Soros" është fondacioni ilegal "Mustafa"(2)

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Do të vazhdojmë me historikun e e themelimit të Fondacionit Soros në Shqipëri. Pasi Avni Mustafa, themeluesi i Fondacionit, bëri dokumentat me noteren Mimoza Sadushi për statutin, deklaratën për qëllimet e Fondacionit dhe kërkesën në gjykatë, nuk e kuptoj pse kërkesa për gjykatë është noterizuar por ndoshta ja kërkonin.

Në datën 11 korrik 199 4, Mustafa paraqitet përpara gjykatëses Florina Tegu të gjykatës së Tiranës dhe kërkon themelimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë duke u paraqitur në cilësinë e themeluesit. Avni Mustafa dhe çdo shtetas ka të drejtë të bëjë çfarëdo kërkesë të dojë, edhe noterja mund të gabojë. Por është gjykata ajo që duhet ti shqyrtojë të gjitha këto, duhet të jetë filtri kryesor ligjor. Në këtë rast detyrën e kishte gjyqtarja Florina Tegu, e cila ka vendosur në 11 korrik 199 4 regjistrimin në regjistrin e Fondacioneve pranë gjykatës së rrethit Tiranë, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë si person juridik të themeluar nga Avni Mustafa.

Zonja gjyqtare thotë se i gjeta në përputhje të plotë dokumentat e paraqitura në kërkesë me legjislacionin, dispozitat ligjore në fuqi.Në fakt dokumentat e paraqitura nga Avni Mustafa kanë qenë në mospërputhje të plotë me ligjin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.Ligji në fuqi ka qenë në atë kohë ligji për Fondacionet i datës 7 prill 1993.

Kush po e themelonte Fondacionin?Vendimi gjyqtares nga pikëpamja juridike është nul.Nuk përmbush vetë vendimi kërkesat që duhet të përmbushë.Çdo vendim gjyqësor si me Kushtetutën e Enver Hoxhës, si me Kushtetutën e pas viteve '90 ka detyrim të jetë i arsyetuar. Problemi i vendimit të zonjës Tegu është se nuk është as minimalisht i arsyetuar sepse kur thotë që "mu paraqit themeluesi Avni Mustafa".

Themeluesi Avni Mustafa nuk mund të themelonte Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë si një OJF, në atë kohë quheshin OJQ, e financuar dhe e komanduar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork në atë pikë sa Bordi, organi fuqiplotë vendimarrës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri që po themelonte Avni Mustafa, mund të shkarkohej në çdo moment nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-fondacioni-soros-eshte-fondacioni-ilegal-mustafa2

Share This Video


Download

  
Report form