Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se treni i pasagjerëve Durrës-Shkodër ka mbi 3 orë i bllokuar në mes të rrugës, në fshatin Murqinë, në Fushë-Krujë, duke lënë kështu rreth 10 udhëtarë në rrugë. Sipas pasagjerëve, kjo ka ndodhur pasi treni nuk ka karburant, ndërsa punonjësit e trenit thonë: Treni ka pësuar defekt teknik.
Sipas burimeve të njëjta, ndodhen rreth 10 udhëtarë që udhëtojnë me këtë tren, të cilët theksojmë se kanë 4 orë pa ujë e pa bukë, e që presin mbase ndokush e ve ujin ne zjarr për ta. Ndërsa pasagjerët e tjerë të trenit janë larguar në mënyra të ndryshme sipas rrethanave të mundshme.