Stop - Apartamenti i shitur e lënë peng, investitori nuk ka para për karburant! (03 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 8

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-21-sezoni-3/

Sefedin Koçi, një emigrant shqiptar që jeton në Alaskë të SHBA-ve, tregon në emisionin ?STOP?, historinë e tij të mashtrimit me një apartament të blerë në Kamëz. Koçi thotë se pagoi 40 mijë euro për blerjen e shtëpisë dhe 20 mijë të tjera për arredimin e saj, të cilën më pas e lëshoi me qira.

Në pritje të hipotekës nga investitori i ?Riza Konstruksion?, Koçi mëson se shtëpinë e tij po e merrte përmbarimi. Gjithçka kishte ardhur për shkak të një borxhi, që ndërtuesi Meminaj i kishte marrë një tjetër personi, Edmond Lyboshës.

Në një bisedë të regjistruar mes qytetarit Sefedin Koçi dhe ndërtuesit Viktor Meminaj, ky i fundit thotë se ka ngelur trokë dhe për më tepër i merr edhe para për karburant klientit të tij të mashtruar.

?Në vitin 2008 kam blerë një apartament në Mëzez. Ia kam blerë Viktor Meminajt, para noterit kemi bërë kontratat dhe i kam paguar paratë, një vlerë prej 40 mijë eurosh. I kam paguar paratë në dorë para noterit. Në vitin 2011 kam qenë këtu unë, që më është dorëzuar ky apartament nga vetë inxhinieri me çelësa në dorë, me procesverbal?.

Sefedin Koçi jeton në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj hyrjen, që iu bleu dy sipërmarrësve, e lëshoi me qira. ?Nga viti 2011 e deri më vitin 2017 ka qenë me qira?, shprehet Koçi. Por 7 muaj më parë, vëllai i tij e lajmëron se kishte shkuar përmbarimi për t?i bllokuar hyrjen.

?Kur vij nga Amerika me fëmijët, shkoj dhe i bie derës, kur shoh unë një femër. I them: ?Ça do ti këtu??, ajo më thotë mua: ?Ti ça do këtu??. I them unë që kjo është hyrja ime dhe ajo më thotë që ishte me qira. I them: ?A ka mundësi të dalësh??, ajo thotë: ?Jo, e ka pronari me hipotekë këtë hyrje!?.?

Sefedin tregon se apartamentin, për të cilin pagoi 40 mijë euro dhe investoi 20 mijë të tjera, e kishte blerë Edmond Lybesha me 13 mijë euro. Problemi me apartamentin ka ndodhur për shkak të kontratës që është lidhur midis investitorit të kompleksit dhe një subjekti privat.

Koçi ka zhvilluar një bisedë me investitorin Viktor Meminaj në një kafene, ku është filmuar gjithçka nga kamera e fshehtë e emisionit ?STOP?.

Investitori Meminaj ? Unë kam thënë deklaratë noteriale me ty? që të kam 40 milionë lekë.

Sefedin Koçi ? Po asnjë lekë nuk i ke atij? Ta ka bërë ai me presion?

Investitori Meminaj ? Po, po! Dhe një gjë tjetër, tani janë bllokuar dy hyrje del më mbrapa, më mbrapa, që unë më ka dhënë ai përmbaruesi 17 mijë euro mua, merr vesh tani?

Sefedin Koçi ? Ky, Fatos Alimadhi? Edhe ky është grup me ata apo jo?

Investitori Meminaj ? Ky është brënda?

Sefedin Koçi ? Ky është mafie?

Investitori Meminaj ? Po, ore, po!

Sefedin Koçi ? Ky është kryesori, Lybesha?

Investitori Meminaj ? Me këtë e kam bërë unë deklaratën noteriale.

Sefedin Koçi ? Ama, lekë s?i ke fare atij? E e ke bo kot ti atë?

Investitori Memi...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS