Ora News - Noka: Policia të mos provokojë protestuesit, i kemi njohur me planin

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Pas tensioneve të krijuara në nisje të bllokimit të rrugës në Milot, deputeti demokrat Flamur Noka apeloi policinë të mos provokojë pasi sipas tij organizatorët i protestës i kanë njohur më parë me të gjithë planin që do të ndiqet.

Flamur Noka: Në fakt unë kam komunikuar me oficerët e policisë dhe u kam bërë të ditur gjithë planin dhe nuk është e nevojshme që të vinë dhe provokojnë qytetarët. Jam marrë vesh me ta, kam biseduar me ta, unë së bashku me përfaqësinë. Çdo futje në turmë e policëve është provokim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, qeveria ka shkelur me dy këmbët ligjin. Në momentin që qeveria u hyp në shpinë qytetarëve, u lind e drejta të reagojnë dhe të mos i binden. Nuk është qeveri e qytetarëve por banditëve.

Bardh Spahia: Qeveria të merret me banditët. Protesta është paqësore, policia nuk duhet të provokojë. Të rrijë në distancë, të mbikqyrë nëse do.

Share This Video


Download

  
Report form