https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Situata në Maqedoni. "Policia të mos provokoje" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për analistët, ajo që po ndodh në Maqedoni, reflekton sjelljen e gabuar të qeverisë ndaj shqiptarëve. Eksperti i çështjeve politike Arsim Sinani shprehet për "Vizion Plus" se gjithçka vjen si pasojë e moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve.Mes reagimeve të shumta, edhe avokati i Popullit në Maqedoni, zoti Ixhet Memeti i dënoi aktet e dhunës dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje. Ndërsa zoti Sinani konstaton se kriza institucionale në Maqedoni, në kohën kur në Parlament mungon opozita, po reflektohet me mosmenaxhimin e situatës aktuale. Për lënien në harresë të shqiptarëve, faji sipas tij, është edhe i partive shqiptare. Zgjidhjen e këtij ngërçi, analisti Sinani e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sido që të rrjedhin ngjarjet në shtetin fqinj, analistët janë të mendimit se pa faktorin shqiptar, qëndrueshmëria dhe përparimi i Maqedonisë, është i pamundur.

Share This Video


Download

  
Report form