Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Aldo Bumçi në një lidhje direkte për emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se deputetët e opozitës u dhunuan në seancën ndaj 23 protestuesve.
Bumçi: U ushtrua dhunë, ju e patë Edmond Spaho u dhunua, ndaj të gjithëve ne u ushtrua dhunë për të mos lejuar transparencën në këtë proces.
Deputeti demokrat tha gjithashtu se protesta e Kukësit nuk ishte politike, por ishte një protestë qartësisht qytetare.
Bumçi: Protesta e Kukësit ishte e qytetarëve, kishte një kërkesë të këshillit bashkiak ku bënin pjesë edhe këshiltarë të PS ndaj të cilëve kryeministri mori masë për ti përjashtuar. Pra tregonte mësë miri një protestë qytetare të ngritur, të revoltuar nga arroganca e një kryeministri që nuk e njef më Shqipërinë, nuk do tia dijë ndaj halleve të njerëzve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bumci-ora-news-deputetet-e-opozites-u-dhunuan-protesta-e-kukesit-ishte-qytetare