Teksa në Gjykatën e Tiranës po zhvillohej seanca e caktimit të masës së sigurisë së për 23 të arrestuarit, pas protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit, deputetët e shumicës mblodhën komisionin parlamentar për çështjen ?Tahiri?. Nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj tha se kjo mbledhje ishte caktuar që në përfundim të takimit të një jave më parë dhe se ajo mund të vazhdonte edhe pa prezencën e deputetëve të opozitës pasi shumica ishte prezente në sallë. Mazhoranca ka paraqitur planin e saj të hetimit ku ndër të tjera ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për një kabllogram të ish-ambasadorit amerikan Withers të vitit 2009 të publikuar nga Wikileaks.
Aty shprehej shqetësimi i ambasadës amerikane lidhur me ish-nëndrejtorin e policisë Agron Kuliçaj, i cili për shkak të afërsisë me Kryeministrin Berisha ka intimiduar kreun e policisë Hysni Burgaj. Mazhoranca ka kërkuar që t?i vihen në dispozicion edhe informacionet për lëndën narkotike të sekuestruar në Portin e Durrësit nga viti 2005 deri në 2013-ën si dhe për gjendjen dhe funksionimin e radarëve.
Pas mbledhjes ka reaguar kreu i këtij komisioni Edi Paloka. Ai është shprehur se thirrja e komisionit pa dijeninë e kryetarit është skandal i Ramës me zbatimin e ligjit. Paloka thotë se në bazë të ligjit për komisionet hetimore, mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ose me autorizimin e tij nga zv/kryetari. Paloka thotë se në këtë mënyrë Kryeministri ka privatizuar edhe Parlamentin shqiptar duke u dhënë urdhër deputetëve të tij, që duke shkelur ligjin të uzurpojnë drejtimin e një Komisioni Hetimor që është kërkuar nga opozita. Ai thotë se kjo mbledhje bëhet për të hequr vëmendjen nga procesi për arrestimet e Kukësit.c