BE kundër arrestimit të 6 turqve, reagon edhe Fetullah Gylen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian ngre pikëpyetje për arrestimin dhe ekstradimin e 6 shtetasve turq pak ditë më parë në Kosovë. Zëdhënësja Maja Kocijancic, në një deklaratë për media shprehet se dëbimi i atyre qe akuzohen nga Ankaraja si gylenistë bie ndesh me parimin e sundimit te ligjit ne Kosovë.?Sundimi i ligjit është një parim themelor i Bashkimit Evropian. Në përputhje me vendosmërinë e saj për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike dhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, të gjitha veprimet e institucioneve vendore të Kosovës kanë si detyrim respektimin e plotë të sundimit të ligjit si dhe nxitjen e resapektit universal për të drejtat e liritë themelore të njeriut. Procedurat arbitrare në lidhje me arrestimin, ndalimin ose deportimin janë kundër këtyre parimeve?.Zëdhënësja e BE-së i kërkon Ankarasë dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, të respektojë të drejtën e çdo individi për gjykim, pasi Turqia i ka nënshkruar këto parime si vend kandidat në BE.
Nga ana tjetër Fetullah Gylen udhëheqësi i FETO-s, e cilësuar si organizatë terroriste nga Erdogan, ka reaguar për herë të parë për arrestimin e shtetasve turq në Kosovë. Në një intervistë për ?Aksham?, kleriku e quan veprim banditesk është një veprim banditesk.?Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën?.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur sot në orën 14 mbajtjen e një séance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për ekstradimin e shtetasve turq. Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është bindur urdhrit të kryeministrit Ramush Haradinaj duke hequr dorë nga ky post, por drejtori i AKI-së, Driton Gashi ? vazhdon të mbetet në detyrë, pasi presidenti Hashim Thaçi nuk e ka miratuar vendimin për largimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form