Trump del edhe kundër “Apple” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati republikan per Shtëpinë e Bardhe Donald Trump i eshte bashkuar nje debati rreth gjigandit te teknologjisë ?Apple?, qe ka refuzuar te bashkëpunoje me FBI-ne dhe zhbllokoje ?iPhone?-in e nje terroristi. Behet fjale per nje nga vrasësit e masakrës se San Bernardinos ne Kaliforni dhjetorin e kaluar, ku gjeten vdekjen 14 persona. ?Apple? u perplas me Departamentin e Drejtësisë per nje urdhër Gjykate, qe detyron kompaninë te zhbllokoje telefonin, te cilin vazhdon ta refuzoje me argumentin se është e shqetësuar te respektoje privatësinë e përdoruesve te tij. Duke folur gjate nje takimi elektoral Trump u kërkoi amerikaneve qe te bojkotojnë ?Apple?, derisa te japë informacionin e kërkuar. Po kështu, nga llogaria e tij ne ?Twitter? ai shkroi se përdorte ?iPhone? & ?Samsung?. Por nese ?Apple? nuk ndryshon qëndrim, do te përdore vetëm ?Samsung?.Autoritetet amerikane thone se kërkesa kufizohet vetëm tek nje iPhone i veçante, por per drejtuesit e ?Apple? nese do te zhbllokohej nje telefon, do te komprometohej përgjithmonë siguria e produkteve te tij dhe pavarësisht qëllimeve te mira te FBI, mund te cenohet liria qe qeveria amerikane synon te mbroje, Ky qëndrim i ?Apple? dhe i kompanive te tjera teknologjike qe e mbështesin, konsiderohet se motivohet nga biznesi dhe jo nga etika.

Share This Video


Download

  
Report form