Ora News - Viva Helicopters vijon kërkimet për vlonjatin e zhdukur, mjeti i gjendet në Mal të Zi

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania Viva Helicopters vazhdon operacionin e kërkim-shpëtimit nga ajri për gjetjen e 36-vjeçarit, Ksandro Imeraj, i cili është shpallur i humbur prej katër ditësh në Vlorë.

Operacionet e Viva Helicopters gjatë kësaj të mërkure janë përqendruar përgjatë bregdetit të Malit të Zi dhe Kroacisë. Imeraj ka humbur kontaktet me familjaret e tij prej mbrëmjes së të merkures.

Ai kishte dalë në det me një Yetsky, i cili është gjetur ditën e sotme në qytetin e Budvas në Malin e Zi, aty ku janë përqendruar edhe operacionet e kërkimit nga Viva Helicopters.

Ndërkohë, vëllai i 36-vjeçarit deklaron po ashtu se Ksandros i ishte refuzuar hyrja në Itali, ku jetojnë bashkëshorjtja dhe dy femijët e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/viva-helicopters-vijon-kerkimet-vlonjatin-e-zhdukur-mjeti-i-gjendet-ne-mal-te-zi

Share This Video


Download

  
Report form