Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viva Helikopters vijon operacionin e kërkim shpëtimit të 32 vjeçarit nga Vlora që rezulton i humbur prej disa ditësh
Operacionet e kontrollit po kryhen gjatë bregdetit të Malit të Zi dhe Kroacisë.
Ndërkohë mësohet se në brigjet e Tivarit të Malit të Zi është gjetur një mjet lundrues.
Identifikimi i mjetit lundrues eshte bere nga familjare te 32 vjeçarit, Ksandro Ymeraj dhe është gjetur nga autoritetet malazeze.
Mësohet se motori i ujit është gjetur rreth 10 milje larg bregut, ndersa ka qene thuajse gjysem i mbytur.
Ksandro Ymeraj humbi kontaktet me familjaret e tij rreth gjashte dite me pare, ndersa kane qene familjaret e tij te cilet kane bere denoncimin ne policine shqiptare, por edhe ate italiane.
Kërkimet vijojnë jo vetem per gjetjen e 32 vjeçarit Ksandro Ymeraj,por edhe per personin tjeter te zhdukur pak dite me pare, pas gjetjes se nje varke dhe nje mesazhi ne shishe nga nje person me emrin Landi,por ende i paidentifikuar nga policia e Vlores.
Operacioneve për kërkimin e 36-vjeçarit nga Vlora Ksandro Imeraj i është bashkuar edhe kompania Viva Helicopters prej ditës së djeshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viva-helicopters-vijon-kerkimet-vlonjatin-e-zhdukur-mjeti-i-gjendet-ne-mal-te-zi