Ora News - Negociatat, Rama: Në fillim rekomandimi nga KE pastaj bindja e vendeve anëtare

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë përpara vendimit të Komisionit Evropian për hapjen ose jot ë negociatave me Shqipërinë, në Shqipëri u mblodh Asambleja e Partive Socialiste evropiane.

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se vëmendja e Shqipërisë duhet të përqendrohet tek vendimi i komisionit dhe më pas të bindë vendet anëtare të hapin dritën jeshile.

Rama: Në fillim të marrim raportin dhe uroj rekomandimin, pastaj do të kemi një periudhë kohe për të intensifikuar punën tonë me të gjitha vendet anëtare që kanë nevojë për më shumë si të thuash përpjekje.

Rama i kërkoi Bashkimit Evropian të mbajë fjalën e dhënë dhe të liberalizojë vizat me Kosovën.

Rama: BE të mbajë fjalën dhe të liberalizojë një orë e më parë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-rama-ne-fillim-rekomandimi-nga-ke-pastaj-bindja-e-vendeve-anetare

Share This Video


Download

  
Report form