Ora News – Negociatat, Meta: Optimist për “Ok” nga vendet anëtare

Ora News Lajme 2016-11-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nga Shkodra përcolli urimet për 104 vjetorin e Pavarësisë. Për kryeparlamentarin, festat e nëntorit janë kuptimplote dhe përcjellin mesazhin e fortë të bashkëpunimit.
Meta: Festa mjaft e rëndësishme në historinë e vendit tonë, por edhe mjaft kuptimplotë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.
Duke folur për integrimin e vendit, Meta u shpreh optimist se ashtu sikundër Komisioni Evropian, edhe vendet anëtare do të votojnë pro hapjes së negociatave.
Meta: Komisioni Evropian ka bërë një rekomandim pozitiv i cili është zyrtar dhe ne shpresojmë dhe besojmë që Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor do ta mbështesë këtë rekomandim pozitiv. Natyrisht, që kemi të bëjmë me një proces, i cili varet edhe nga ne, dhe natyrisht do të varet shumë edhe nga rëndësia e dialogut politik në vend.
Për numrin një të Kuvendit, kultura konfliktuale e politikës shpesh reflektohet edhe në cilësinë e reformave, ndaj apeloi për më shumë frymë bashkëpunuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koalicionet-meta-nga-shkodra-29-nentorin-nuk-e-vendosem-ne/

Share This Video


Download

  
Report form