Gazetarja Alma Çupi dhe xhudisti Indrit Çullhaj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Çupi tha se di të gatuaj shumë mirë, por prej vitesh nuk e praktikon gatimin. Sot gazetarja kishte zgjedhur të përgatisë lakror me spinaq që gatuhet në zonën e Korçës.
Ndërkohë xhudisti kishte zgjedhur të përgatisë fileto pule me pana dhe kërpudha.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e gazetares Alma Çupi.