Ora News siguron kërkesën e prokurorisë së Kukësit për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ora News" siguron kërkesën e prokurorisë së Kukësit për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve të arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Të gjithë personat e ndaluar në 31 prill nga aksioni i forcave speciale në Kukës, do të dalin para gjykatës së Tiranës mëngjesin e të mërkurës. Kancelari Shikim Korbi tha se Gjykata e Kukësit nuk kishte ambiente të përshtatshme për zhvillimin e seancës.

"Seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurimit për 23 të ndaluarit do të zhvillohet nesër në orën 9 në Gjykatën Civile të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nëpërmjet një shkrese të marrë nga Drejtoria e Policisë Kukës njoftohemi se nuk mund të sigurojmë pjesëmarrjen e të ndaluarve në seancë gjyqësore. Pas komunikimit që kemi pasur me institucionet e tjera, në fund u vendos edhe për faktin tjetër që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës nuk i plotëson kushtetet dhe nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për të akomoduar 23 të ndaluarit në sallën e gjyqit, u vendos përfundimisht që gjykimi për shqyrtimin e masës së sigurisë do të bëhet në Tiranë".

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi si dhe avokatët e 23 protestuesve.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje. Prova kryesore e prokurorisë së Kukësit për protestuesit janë pamjet filmike dhe dëshmitë e 15 policëve.

Policët kanë dëshmuar se janë goditur nga protestuesit të cilët kanë thyer edhe terminalin e pagesave. në kërkesën e dorëzuar në gjykatë prokuroria thotë se Protesta u zhvillua pa dhënien e lejes nga komisariati i policisë së Kukësit. Po kështu të arrestuarit akuzohen se kanë plagosur 12 efektiva të policisë dhe kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm duke shkatërruar e djeur terminalin e pagesave të kalimit në rrugën e Kombit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-kerkesen-e-prokurorise-se-kukesit-masat-e-sigurise-ndaj-23-protestuesve

Share This Video


Download

  
Report form