Ora News - Balla: 1/3 e protestuesve të Kukësit me precedent

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu u grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të opozitës për mosbindje civile.

Sipas tij kjo është një papërgjegjshmëri e lidershipit të PD-së, të cilin sipas tij e presin disa fatalitete në javët në vijim.

Po aq kritik Balla ishte edhe me LSI, duke thënë se janë firmëtarë të tarifimit të Rrugës së Kombit.

Balla: Të thuash mos paguani taksat do të thuash që të mbyllim spitalet, të mbyllim shkollat. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet, të Lulzimit, që të gjithë e dimë që halli i madh e ka zënë po të kemi parasysh disa fatalitete që e presin lidershipin e Partisë Demokratike në ditët dhe javët në vijim. I bëj thirrje Partisë Demokratike dhe pozicionimit momental të LSI, që sigurisht në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje ishin firmëtarët me të drejtë në ushtrim të përgjegjësisë së portofoleve ministrore që kanë mbajtur në vitet 2013-2017, tani janë pozicionuar në krahun tjetër. Këta kanë për detyrë të sillen sipas rregullave dhe sipas ligjeve. Është e paimagjinueshme që dy parti politike shkojnë nëpër dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 e të ndaluarve rezultojnë me një të shkuar kriminale nga trafikimi i lëndëve narkotike tek vjedhjet, dhuna. Kjo është një përpjekje për tu përdorur për qëllime politike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-13-e-protestuesve-te-kukesit-me-precedent-e-paimagjinueshme-si-mbrohen-nga-pd-lsi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS