Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkrimtarja Flutura Açka në një lidhje me Skype nga Holanda për "360 Gradë" në Ora News duke komentuar për protestën e banorëve të Kukësit për Rrugën e Kombit, u shpreh se Përballë një shteti që është arbitrar, s'i mund të sillesh ndryshe.
Açka: Banorët nuk janë informuar fare që do të vendosej ky tra, që do të vendosej kjo tarifë. Nuk është bërë asnjë infrastrukturë përpara. Ka një lloj arbirtrariteti. Përballë një shteti që është arbitrar, s'i mund të sillesh ndryshe. Banorët nuk kanë pasur asnjë alternativë, vetëm sa të veprojnë mbi atë që e kanë shpallur armikun e tyre që është ai tra. Arrestimet që bëri shteti nuk mendoj se është forma e duhur për të vendosur një lloj komunikimi. Nuk mendoj se reprezaljet janë forma e duhur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-rrugen-e-kombit-acka-perballe-shtetit-arbitrar-si-te-sillesh-ndryshe